Beteja e numrave në PD, Berisha mbledh 28 firma për të çuar në Kushtetuese mandatin e Xhaçkës, Alibeaj vetëm 14 nënshkrime
Kuvendi nuk pranoi një kërkesë të opozitës për të çuar në Gjykatën Kushtetuese përfundimin e mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka.
Kjo bëri që një ditë pas mbledhjes së Kuvendit, deputetët demokratë të ndarë t’i drejtohen vetë kushtetueses.
Fillimisht ishte Agron Shehaj që njoftoi dërgimin në gjykatë të kësaj çështje duke bërë publike kërkesën e pak më vonë zyra e shtypit të PD-së njoftoi se janë 28 deputetë që kanë firmosur.
Përveç grupit të deputetëve që e kanë mbështetur Berishën që në fillim, bie në sy edhe firma e Bledjon Nallbanit, Kreshnik Çollakut dhe Ervin Salianjit ku dy të parët janë rreshtuar pro Alibeajt, ndërsa i treti nuk i është bashkuar asnjërit prej grupeve.
Në letrën e bërë publike vetëm 14 deputetë e kanë firmosur këtë kërkesë.
Firmat e PD: Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Edmond Spaho, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Belind Kelliçi, Albana Voksh, iEdi Paloka, Luciano Boçi, Sali Berisha, Luan Baçi, Lindita Metaliaj, Isuf Cela, Kasem Mahmutaj, Gerta Bardeli, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Dashamir Shehi, Monika Kryemadhi, Emilja Koliqi, Ramadan Lika
Grupi i Alibeajt: Gazment Bardhi, Merita Bakiu, Lefter Geshtenja, Zheni Gjergji, Ferdinand Xhaferraj, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Jorida Tabaku, Saimir Korreshi, Flamur Hoxha, Emilja Koliqi Ilda Dhori, Dashnor Sula, Seladin Jakupllari
Fraksion.com