AktualitetPolitikëTë fundit

“2.2 mld euro plaçkitje e qytetarëve europainë”, Berisha zbërthen skemën e call-center-ave: Nën mbrojtjen e Ramës, si kthehen bitcoin-ët në cash për të pallatet e portit të Alabarit

Kreu i PD-së Sali Berisha ka denoncuar sot gjatë bashkëbisedimit me gazetarët skemën e plaçkitjes, siç e cilësoi ai të 2.2 mld eurove të qytetarëve europianë nga call-center-at në Shqipëri. Berisha tha se janë nën mbrojtjen e kryeministrit Edi Rama dhe vëllait të tij Olsi Rama.

“Një çështje tjetër madhore del në horizont në Shqipëri. Disa polici të vendeve europiane janë stacionuar në Tiranë për hetuar një skemë prej 2.2 mld euro plaçkitje të qytetarëve europianë nga call centera në Shqipëri, sipas të gjitha burimeve janë nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Që të informojmë qartë qytetarët. Ka nisur një hetim i madh i call-centerave të cilat me telefonatat e fundit fitonin kundrejt përqindjeve investitorë europianë që të investojnë në bursë në këtë apo satë sipërmarrje. Veprimtari e palejuar në Europë. Por në qoftë se ky hetim nga SKAP-i i partisë vazhdon, janë në mburojë të plotë call-centerat që kryejnë një veprimtari të tmerrshme kriminale të një lloji tjetër, një grabitje monstruoze të qytetarëve europianë në një seri vendesh dhe kjo grabitje bëhet me bitcoin dhe këto qendra nuk kontrollohen fare as nga SKAP-i, as nga askush. Fare, nuk guxojnë t’u ofrohen. Famozi Amant Josifi është kreu i meduzës së kësaj afere. Këta iu kërkojnë qytetarëve europianë të blejnë 1-3.5 bitcoin dhe iu zotohen se nëse i blejnë me 15 mijë apo 20 mijë sa është vlera, këta do ua konsiderojnë me një vlerë 20% më të lartë. Dhe këta kanë një aplikacion ku u thonë ju do të blini bitcoin dhe do ta vendosni në këtë kuletë dixhitale”.

“Qytetarët blejnë bitcoin, e vendosin në kuletën e hajdutëve dhe ata kujtojnë se e kanë por nuk kanë asgjë më. Cili është fati i bitcoin tani. Janë me emra e mbiemra, por do t’ju informoj më në thellësi. Këto bitcoin trafikantët, parelarësit disponuesit e parave të zeza u ofrohen këtyre. Është një person super ekspert për të mos prishur punë njëherë për njëherë, hetuesve ndërkombëtarë nuk po ua nxjerr emrin, i cili është i specializuar në konvertimin e bitcoinit në para cash për të ndërtuar kulla, apo pallatet e portit të Alabarit”.

 

 

“Nuk është vetëm kaq. Ky person është i specializuar, nuk është i vetëm sigurisht, por njëri që është i identifikuar, bitcoinët përfundojnë të depozituara të gjitha në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe këto që disponon rrjeti Rama-Josifi, Rama, Olsi bën protektorin. Kanë kontraktuar dhe këta që bënin lojën me bursën i kanë futur në këto qendrat që të bëjnë lojën tjetër se qeveria na mbron. SKAP-i i partisë merret me atë hetim, këtu nuk hyn dot SKAP-i. Teprica e btikoinëve, ju e keni parasysh bitcoin është një kod, teprica që u mbetet këtij rrjeti mafioz Rama-Josifi përfundon përsëri në Dubai, në depozitat në Dubai se bankat s’mund të hyjnë këtu. Sa është gjer tani vjedhja që iu është bërë qytetarëve 2.2 mld euro”.

“Në Tiranë kanë zbritur hetues nga disa vende, por pa asnjë diskutim që ata po pengohen nga SKAP-i i partisë i cili heton vetëm ata dhe unë nuk them se duhet hetuar, heton vetëm krahun tjetër të call-centerave i cili duht të zhduket dhe të mbeten vetëm këta, që mbushin kuletat dixhitale të këtij rrjeti me bitcoin që ua vjedhin qytetarëve europianë. Arrita t’u qartësoj këtë skemë nga më mosntruozet, por hollësi dhe detaje të tjera do ju informoj në takimet e ardhshme”.

“Padrino është Olsi Rama. Ju e dini se si e përcolli në mënyrën më antiligjore drejtorin e policisë Gledis Nano Edi Rama me pretekstin se më spiunoi në ambasadë dhe çfarë spiunimi mund të bënte një kryepolic. Në qoftë se një kryepolic u thotë partnerëve veprimtarinë kriminale të qeveritarëve ai bën një detyrë patriotike. Ai meriton dekorata, ai mbron interesat e vendit të tij dhe të kombit të tij. Unë nuk e njoh fare, s’e kam takuar kurrë Gledis Nanon, por di që ai… se kjo histori është bërë akute përsëri tani së fundi, ishte pikërisht se në skemën e hetimit përfshihej edhe Olsi Rama sepse një pjesë e mirë e call-centerave po zhduket, po mbyllet për një penalitet për një tjetër dhe këto të tjerat që mbushin kuletat e këtij rrjeti, klanit Rama jo të qeverisë me bitcoin, punojnë të qeta.
Falënderoj shumë autoritetet ligjzbatuese spanjolle, italiane, gjermane dhe të vendeve të tjera të cilat kanë marrë përsipër dhe po zbërthejnë këtë skemë të papërshkruar vjedhjeje të autoriteteve shqiptare gjysmë zyrtare dhe zyrtare”, tha Berisha.

 

Fraksion.com