AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Masterplan rajonal dhe udhërrëfyes investimesh në energji

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me liderët e Ballkanit Perëndimor mbi “Mundësitë e investimit në energjinë e ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor” dhe bashkëpunimin e vendeve të rajonit për sigurinë energjetike u ndal te lufta në Ukrainë.

Mes të tjerash Rama tha se me rëndësi është fakti se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë qasje më të madhe për financime dhe partneritet për sektorin privat.

“Kriza nga lufta ka përfshirë mbarë globin. Në këto kohë kaq të vështira, ajo që kemi thënë më parë kur nisëm Ballkanin e Hapur, kur nxitën bashkëpunimin, thamë se na duhet të bashkojmë tregjet. Ajo çfarë na duhet dhe kemi nevojë, mund të jetë më e kushtueshme. Duke vepruar në nivel rajonal sa i takon tregut të Energjisë, mund të kemi një qasje më të madhe për financime dhe partneritet për sektorin privat. Ishte me rëndësi kjo ditë e sotmja. Jam mirënjohës qeverisë norvegjeze që e bën të mundur nisjen e këtij bashkëbisedimi. Të kemi masterplan rajonal me një udhërrëfyes investimesh. S’do doja të merrja kohën e askujt, por pres me padurim që ky dialog që nisi me këmbën e mbarë e të thellohej.”, tha Rama.

Teksa u pyet për potencialin që ka Shqipëria për energjinë e rinovueshme, Rama tha: “Nuk do të doja të merrja kohën me të gjithë të pranishmit këtu për projektet që kemi në sektorin e energjisë, por do doja të theksoja rëndësinë e rajonalizimin për tregjet. Shpresoj që të kemi një model suksesi që të tregojnë se çfarë kanë bërë për vendet e tyre. Ka dy projekte të reja që po punon statëkrafti, njëri prej tyre impianti lundrues i energjisë diellore në Devoll dhe një sistem pompimi që do të bëjë të mundur përdorimin një herë të ujit që shërben të prodhojë energji.”.

 

Fraksion.com