AktualitetTë fundit

Përplasje mes policisë dhe banorëve në Divjakë: Shkuliet trau i vendosur për parkun kombëtar

Për të katërtën ditë me radhë banorët e Divjakës janë mbledhur në hyrje të parkut kombëtar Divjakë-Karavasta për të protestuar kundër taksës që do vendoset në hyrje.

Dtën e djeshme trau u vendos pas disa përpjekjesh dhe kabina që mbledh pagesat është gati, ndërsa sot qytetarët janë mbledhur duke u përplasur me policinë, në përpjekje për të hequr traun.

Banorët shprehën se janë të indinjuar për shkak se sipas tyre kjo lëvizje është e jashtëligjshme.

Raportohet se aktualisht situata është qetësuar ndëra banorët e kanë hequr traun dhe pse janë konfrontuar me forcat e policisë.

Trau është vendosur ditën e djeshme nga kompania e cila kishte marrë të drejtën për mbledhjen e tarifës. Policia ndodhet në vend për të ruajtur rendin, nuk ka persona të shoqëruar.

Vendimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vendosjen e një trau elektronik dhe bërja me pagesë për turistët dhe vizitorët, hyrja në parkun kombëtar të Divjakës ka nxitur reagimin e banorëve të zonës.

 

Banorët kundërshtojnë vendosjen e traut duke e konsideruar në shkelje të ligjit edhe nga ana e Bashkisë që ka dhënë lejen e ndërtimit.

 

Ata kundërshtojnë me force privatizimin e pasurisë kombëtare. Vendosja e traut me pagesë do të cenonte edhe bizneset që operojnë në këtë zonë të cilët thonë se do e mbrojnë me çdo kusht pasurinë e qytetarëve për mirëmbajtjen e së cilës kontribuojnë vazhdimisht.

Edhe më herët banorët kanë kundërshtuar hyrjen me pagesë në parkun e Divjakës, duke e cilësuar këtë një vendim për privatizimin e pronave shtetërore.

Banorët thonë se kanë qenë divjakasit që e kanë ruajtur pyllin në vitet e mbrapshta 97, 98 dhe tani po u tatojnë dhe ajrin.

Për shkak të protestës punimet për vendosjen e traut u ndërprenë sërish.

 

Fraksion.com