“I paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë”, Spiropali për bllokimin e foltores nga opozita: Shesin Shqipërinë!
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot për bllokimin e foltores nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe deputetët e grupit të PD-së.
Në një postim në rrjetet sociale Spiropali ndau momente nga bllokimi i foltores, ndërsa theksoi “ja i paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur, të tkurrur dhe çeta e atyre që shesin Shqipërinë për shtëpinë”.
Në seancën e sotme Berisha kërkoi më shumë kohë për të diskutuar mbi mocionin me debat për integrimin evropian. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj ndërpreu seancën plenare për disa minuta.
Fraksion.com