Life StyleTë fundit

Horoskopi ditor, e enjte 17 nëntor 2022

Ky është horoskopi  ditor për ditën e sotme, e enjte 17 nëntor 2022. Parashikimi për punën, shëndetin dhe  ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje

Dashi

Për shkak të ndikimit jo të mirë të Hënës, sot nuk do jeni shumë të hapur dhe nuk do ruani një komunikim të mirë me të tjerët. Herë pas here mundet edhe të qëndroni vetë e të mbylleni në vetvete. Nëse keni një lidhje do e lini shumë pas dore partnerin dhe gjërat në vend që të përmirësohen mund të marrin tatëpjetën. Nëse jeni beqarë gjithashtu do ndiheni si të bllokuar dhe nuk do e ndryshoni dot statusin. Në punë edhe pse nuk do keni motivimin e mëparshëm sërish do arrini t’i përmbyllni detyrat që iu janë dhënë. Për fat disa kolegë te vjetër do iu ndihmojnë aq sa do munden. Paratë nuk do kenë asnjë ndryshim.

Demi

Hëna dhe Saturni do ju izolojnë edhe ju sot dhe nuk do kaloni një ditë të bukur. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të ftohtë me partnerin dhe pasi ai të tentojë disa herë t’iu tërheqë pranë pa rezultat, mund të vendosë të distancohet. Dijeni se gjithë veprimet tuaja do kenë pasoja për të ardhmen. Ju beqarët edhe pa bërë asnjë përpjekje mund të tërhiqni persona të këndshëm. Sidoqoftë sot do ketë vetëm flirte të vogla. Në punë nuk do doni t’ua vënë shumë në pah arritët, por do kërkoni thjesht t’iu shpërblejnë. Në fakt sot do jetë ditë goxha pozitive për këtë fushë. Financat do fillojnë paksa të përmirësohen.

Binjakët

Falë bashkëpunimit të ngushtë të Marsit dhe Mërkurit sot do dini si ta menaxhoni jetën tuaj dhe do bëni edhe zgjedhjet e nevojshme. Nëse keni një lidhje nuk do jetë më e nevojshme të bëni sakrifica për ta mbajtur pas vetes partnerin. Ai sot do jetë i bindur për ndjenjat tuaja dhe të vetat dhe do ju bëjë të ndiheni si nëpër ëndrra. Ju beqarët do habiteni nga ngjarjet fantastike që do ju ndodhin sot. Në punë tregojuni paksa të rezervuar me kolegët dhe mbajini larg projekteve që keni menduar të nisni. Vetëm kështu ata nuk do ju prishin planet. Financat mund të kenë disa probleme të vogla, prandaj bëni kujdes me shpenzimet.

Gaforrja

Sot do dëgjoni më shumë intuitën tuaj dhe do bëni atë që do iu thotë ajo. Ju të dashuruarit mund të përjetoni çaste të lumtura me partnerin edhe pa u shprehur fare. Sytë dhe gjestet do tregojnë shumë herë më shumë sesa fjalët. Ju beqarët më në fund do pranoni të dilni me dikë që ka kohë që po iu josh. Lëreni veten sa më të lirë dhe bëni atë që do ju thitë zemra. Në punë do jeni të pamposhtur dhe nuk do ndaleni përballë vështirësive që do iu dalin. Për disa çështje do gjeni edhe zgjedhje praktike. Financat kanë për të qenë të qëndrueshme edhe pse jo perfekte.

Luani

Sot do jetë ulje dhe ngritje gjatë gjithë ditës për ju. Nuk do jeni në humorin më të mirë dhe ndonjëherë mund të teproni me fjalët që do thoni. Urani do ju ndihmojë në mbrëmje të qetësoheni disi. Nëse keni një lidhje herë do ju duket sikur marrëdhënia juaj është ideale e herë sikur diçka nuk po ecën si duhet. Sido që të vijnë punët mundohuni të mos merrni vendime të menjëhershme. Ju beqarët nuk jeni aq seriozë sa duhet kështu që mos kërkoni persona që ndryshojnë tërësisht prej jush nëse nuk doni të mërziteni më pas. Në punë do zbatoni disa metoda të reja që mund të sjellin përftime. Financat do dobësohen shumë nëse tregoheni të pamatur me shpenzimet.

Virgjëresha

Planetët do ju bëjnë më optimistë gjatë kësaj dite, vetëm se do e keni paksa të vështirë t’i shprehni me fjalë të gjitha ndjenjat. Nëse keni një lidhje do jeni shumë sensualë me njëri-tjetrin dhe do ndiheni gati për të hedhur së bashku çdo lloj hapi. Gjatë orarit të punës partneri mundet t’iu bëjë edhe një surprizë që do ju mahnitë me të vërtetë shumë. Ju beqarët do kenë flirtime me disa persona, por ende nuk do jenë të bindur me cilin duan të vazhdojnë më tej. Në punë do përdorni gjithë forcën dhe energjinë që keni për të realizuar çdo projekt të programuar. Asgjë nuk do jetë e pamundur sot. Financat do arrini t’i menaxhoni me devotshmëri.

Peshorja

Sot me shumë mundësi do dilni nga monotonia dhe do filloni ta programoni më ndryshe jetën. Nëse jeni në një lidhje sqarojini fillimisht disa keqkuptime që keni pasur që të mund të dashuroheni të qetë. Po patët besim te plotë tek njëri-tjetri do mund ta çoni marrëdhënien edhe më tej. Ju beqarët nuk do ndiheni ende gati për të ndryshuar statusin tuaj kështu që do preferoni t’i refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në punë gjërat do fillojnë të normalizohen goxha. Do jeni shumë më aktivë dhe do tentoni edhe gjëra që dikur i mendonit si të pamundura. Me financat nuk do keni vështirësi, megjithatë pak vigjilencë nuk do ju bënte keq.

Akrepi

Nëse nuk doni të vuani sot, mos u tregoni shumë të ashpër as me veten as me të tjerët. Nëse keni një lidhje mundohuni t’i kaloni sa më lehtësisht problemet që do ju dalin dhe mos ndaloni së besuari tek partneri. Vështirësi të gjithë kalojnë, por lum ata që dinë të mbahen dhe nuk braktisin ata që kanë pranë. Ju beqarët nuk do jeni në humorin e duhur as për të joshur e as për të pranuar ftesa për njohje të reja. Në punë nga ana tjetër do keni dëshirë të jeni gjithë kohës në aksion dhe nuk do ndaleni edhe sikur të lodheni pafund. Kjo do sjellë arritje më të mëdha dhe për pasoje edhe përfitime financiare.

Shigjetari

Sot nuk do jeni aspak ne humor dhe nuk do i duroni dot ata që do ju kundërshtojë ose që do mburren pa të drejtë. Ju të dashuruarit do flisni shumë hapur me partnerin për çdo gjë. Kjo do ju ndihmojë të sqaroheni për gjithçka dhe t’i kuptoni më mirë ndjenjat e njëri0tjetrit. Nëse lidhja juaj është vërtet e fortë nga kjo ditë do nxiten edhe marrje vendimesh të mëdha. Ju beqarët nuk do bindeni nga askush që do ju vërtitet sot dhe do preferoni më mirë të qëndroni vetëm. Në punë do keni kundërshtime të shumta për projektet që po realizoni. Mos e lëshoni veten, por tregojuni atyre personave që gabohen. Në planin financiar do keni reflekse shumë të mira dhe do dini ta menaxhoni situatën në të mirën tuaj.

Bricjapi

Marsi dhe Urani do ju bëjnë të nxituar sot dhe mund të premtoni më shumë sesa mundeni dhe sesa zotëroni. Nëse keni një lidhje mos e gënjeni partnerin sepse vetëm sa do i bëni dëm vetes dhe marrëdhënies që keni krijuar. Pasdite ose në mbrëmje mund te keni edhe zënka të forta. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk keni për të arritur rezultatet e menduara dhe mund të trishtoheni. Në punë, për të fituar një post, do ju duhet të manipuloni dhe të bëni disa dredhi. Sido që të jetë bravo për guximin. Me shpenzimet mund ta teproni pak dhe buxheti do dobësohet.

Ujori

Sot nuk do jeni shumë aktivë dhe do preferoni të qëndroni gjithë kohës mënjanë. Nëse keni një lidhje ndryshoni sa më parë sjellje nëse nuk doni që dikush tjetër të përfitojë nga rasti dhe t’ua rrëmbejë nga krahët partnerin. Ka persona që mezi po presin që ju të gaboni. Nëse jeni vetëm bëni të pamundurën për t’i shprehur ndjenjat sepse po pritët gjatë ai që pëlqeni do largohet tek dikush tjetër. Në punë duhet të ndiqni planet që ju kanë dhënë shefat pasi në të kundërt nuk do arrini dot atje ku doni. Urani do ju ndihmojë të stabilizoni paksa të ardhurat.

Peshqit

Urani do jetë planeti që do ju mbështesë gjatë ditës së sotme dhe do ju bëjë t’i rezistoni çdo lloj tundimi. Nëse keni një lidhje do ndiheni pafundësisht mirë sepse partneri do ju mbështesë në çdo gjë. Marrëdhënia mes ju të dyve do jetë perfektë. Ju beqarët duhet t’iu qëndroni besnikë parimeve tuaja dhe duhet të joshni me elegancë. Vetëm kështu do mund të filloni lidhjen që keni ëndërruar. Në punë situata do jetë goxha e rënduar, megjithatë edhe në situata të vështira ju nuk do lini asgjë pas dore. Nëse nuk doni probleme financiare mos shpenzoni më shumë sesa fitoni në ditë.

 

Fraksion.com