AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Porti i Durrësit investimi më i madh në rajon, durrsakët të shohin fytyrën e armiqve të së ardhmes

Kryeministri Edi Rama reagoi sot lidhur me akuzat e opozitës për investimin në portin turistik të Durrësit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Rama tha se armiqësia kundër investimit më të madh në rajon duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit.

“Armiqësia kundër investimit më të madh në rajon,i cili do ta transformojë Durrësin në një ndër destinacionet kryesore turistike të Mesdheut, duhet t’iu shërbejë të gjithë durrsakëve për të parë fytyrën e armiqve të së ardhmes së Durrësit; o me Durrësin në majë o me ata në plehra”, u shpreh Rama.

Rama tha se “numri i maskaragjozllëqeve që po thuhen për projektin madhor të Portit Turistik të Durrësit, si edhe hapësira e paanë medietike në dispozicion të të paudhëve që po e luftojnë projektin si djalli temjanin, janë pasqyra e ligësisë që e ndjek këtë vend si mallkim qysh në vitin 1912”.

Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër marrëveshjes për Portin e Durrësit, të cilën e ka cilësuar “një aferë të gatuar në fshehtësi”.

 

Fraksion.com