AktualitetPolitikëTë fundit

“Përrallat me transformime”, Alibeaj: Edi Rama ua vjedh Portin e Durrësit shqiptarëve dhe ua dhuron miqve

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në lidhje me projektin e Portit të Durrësit.

Në një postim në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se përrallat për investitorë strategjikë janë të njëjta me ato të inceneratorëve.

Ai thekson se, projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës.

“Përrallat me transformime të mëdha dhe investitorë strategjikë janë të njëjtat me ato që u thotë shqiptarëve për inceneratorët. Për gati 9 vjet Edi Rama u ka ofruar qytetarëve pallavra për investime ndërsa u ka vjedhur atyre pasurinë publike. Ua ka vjedhur duke ua bërë dhuratë miqve dhe klientëve të tij. Projekti i portit të Durrësit është dështimi dhe grabitja e radhës së kësaj qeverie që veç largimit i duhet të japë llogari dhe për abuzimet pa fré me pasuritë e shqiptarëve”, shkruan ai.