AktualitetBota+Të fundit

Koloneli i lartë rus vritet me armë zjarri në zyrën e tij

Një tjetër vdekje misterioze i shtohet enigmës së errët të luftës në Ukrainë.

Ky është një person i afërt me Vladimir Putin, një komandant që kishte një rol kryesor në betejë.

Dhe bëhet fjalë për 44-vjeçari kolonel Vadim Bojko i cili është gjetur i vdekur nga plagët e marra nga armë zjarri.

Koloneli ishte i përfshirë në operacionin e rekrutimit në shkallë të gjerë në Rusi.

Ai ishte një zyrtar i lartë në Shkollën e Lartë Detare Makarov në Vladivostok.

Sipas raportimeve, burri ka shkuar në punë, ka hyrë në zyrën e tij, por më pas janë dëgjuar pesë të shtëna,

Një oficer që dëgjoi të shtënat me armë, nxitoi në vendngjarje kur gjeti trupin e Bojkos.

Asnjë shënim nuk u gjet në zyrën e kolonelit, por Kremlini pretendon se ai u qëllua pesë herë në gjoks .

Informacionet thonë se pranë burrit janë gjetur pesë plumba, megjithatë, mbetet mister sesi koloneli qëlloi pesë herë veten.

 

Fraksion.com