Inceneratori i Fierit: SPAK lëshon 11 urdhër arreste, në pranga 5 persona, 6 në kërkim. Emrat
Zbardhen 11 emrat e personave për të cilët janë dhënë urdhër arrestet nga SPAK për çështjen e inceneratorit të Fierit.
Ata janë, Arber Denizi, Juri Ymeraj, Silvester Dreza, Gentian Zifla, Arjola Kodra, Enver Sheshi, Robert Shabani, Regan Merdani, Luran Dusha, Arben Dervishaj dhe Giuseppe Ciaffaglione.
Ndërkohë, që SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa është konfirmuar që 5 prej tyre tashmë në kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar.
Operacioni është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja. Aktualisht, vijon kontrolli në disa prej banesave të të skeduarve nga SPAK.
Kujtojmë se deri më tani për çështjen e inceneratorëve janë arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim.
Fraksion.com