AktualitetTë fundit

11-vjeçarja përdhunohet nga miku i të atit, kur e gjeti vetëm në shtëpi

Një 11-vjeçare dyshohet se është abuzuar seksualisht nga një mik i të atit të saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kryeqytet. Familja nga Saranda, që i përket komunitetit rom jetonte me qira në Tiranë.

Autori 55-vjeçar është shoku i babait të viktimës. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ai ka shkuar për vizitë në shtëpinë e mikut të tij dhe kur e ka gjetur vetëm 11-vjeçaren, ka kryer abuzimin me dhunë ndaj saj.

Vajza më pas u ka treguar ngjarjen prindërve, të cilët kanë bërë denoncimin në polici. Shtetasi me iniciale A.T. është arrestuar këtë të mërkurë, ndërkohë që ka nisur hetimi ndaj tij.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com