AktualitetNATO/BETë fundit

Zyrtari amerikan: Raketat ruse kalojnë mbi Poloni, vriten 2 persona

Një zyrtar i lartë i zbulimit amerikan njoftoi se raketa ruse kanë kaluar mbi Poloni, një vend anëtar i NATO-s, duke vrarë dy persona.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e ka konfirmuar ende lajmin, por tha se udhëheqësit e lartë të vendit po mbanin një takim urgjent për shkak të asaj që ai e cilësoi një ‘situate krize’.

Mediat polake raportuan se dy persona humbën jetën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë në Przewodów, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën. Zona përdorej për tharjen e grurit.

Me herët të martën Rusia goditi disa objekte energjetike të Ukrainës në sulmin më të madh me raketave deri më tani, duke goditur objektiva nga lindja në perëndim dhe duke shkaktuar ndërprerje në masë të energjisë elektrike. Në një reagim të tij Presidenti Volodymr Zelenskyy tha se “vendi i tij do t’i mbijetojë çdo gjëje”.

Një zyrtar tha se sulmet prekën edhe Moldavinë fqinje ku u raportuan ndërprerje masive të energjisë për shkak të daljes nga funksioni të linjës kryesore të energjisë që furnizon vendin e vogël.

Sipas Kievit, Rusia lëshoi të paktën 85 raketa, shumica e të cilave goditën infrastrukturën energjetike të Ukrainës duke lënë shumë qytete pa energji elektrike, shkruan VOA.

Pentagoni tha se nuk mund t’i konfirmojë këto raportime raporton Radio Evropa e Lirë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportimet e mediave, të cilat pretendojnë se dy raketa ruse kanë goditur një vendndodhje brenda Polonisë, afër kufirit me Ukrainën. Mund t’ju them se ne nuk kemi asnjë informacion në këtë moment për të vërtetuar këto raportime dhe jemi shikuar këtë çështje edhe më tej”, tha ka thënë koloneli Patrick Ryder, një zëdhënës i ushtrisë amerikane.

Pas këtij lajmi ka reaguar ministria e Jashtme e Estonisë, ku ka thënë se është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s

“Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”, thuhet në postimin e kësaj ministrie në Twitter.

Kryeministri çek, Petr Fiala, ka thënë se nëse Polonia konfirmon se raketat kanë goditur edhe territorin e saj, ky do të jetë një përshkallëzim i mëtejshëm nga Rusia.

“Ne qëndrojmë fort pas aleatit tonë në BE dhe NATO”, ka shkruar ai në Twitter thotë REL.

 

Fraksion.com