AktualitetOp-EdTë fundit

“Vučić nën rrënojat e Perandorisë Putiniste”

Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Përgjatë 25 viteve të fundit, për shkak edhe të funksioneve zyrtare, e kam ndjekur me përgjegjësi shtesë situatën e sigurisë në raport me perspektivën Euroatlantike të Kosovës.  Po ashtu, kam marrë pjesë në 10-ra konferenca në Rajon, Washinton, Bruksel, Qëndra Marshall, Kolegji NATO-s, etj si dhe kam  publikuar (brenda & jashte vendit) disa 100-ndra opinione me rekomandime strategjike për të ndërtuar paqen e qëndrueshmne mes dy popujve të vendeve sovrane. Thjesht kam bërë me përulësi  detyrën ndaj kombit/flamurit, sa të kem frymë dhe  kurdo të më jepet mundësia do të vijoj ta bëj edhe më mirë.

Pikësëpari, bojkotimin në bllok nga lista Serbe të Kuvendit, policisë dhe zyrtarëve të tjerë të angazhuar në institucionet e Republikës së Kosovës, nuk e gjej apsolutisht si suprizë. Gjithësësi e çmoj si një aventurë ekstreme për  ta (sh) përdoruar Beogradin në hapjen e një fronti të ri mbas fillimit të humbjes turpëruese në Kherson, Ukrainë, të vetmin kryeqytet nga rajonet e pushtuara nga fillimi i agresionit si dhe të shpallur “si pjesë të Mëmës Rusi” dhe të diskretitimit të Moskës në përballjen me fuqinë e vlerave të Aleancës Transatlantike.

Asnjë, zero krahasim me rrethanat e vitin 1989, pasi kjo ndërmarrje shërben si karburant për axhendën gjeopolitike të Putinit në Ballkan. Në të kundërt, lëvizja e Prishtinës në 1989, ishte e imponuar nga regjimi pushtues i Beogradit, ndërsa thelbi i frymës dhe projektit Rugovian ishte ndërtimi i një shteti me vlera, të drejta të barabarta dhe standarte përendimore për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Parë kështu, duhet thënë se në 23 vjet, udhëheqësit e dy vendeve kanë dështuar të aplikojnë platformën e bashkëjetesës ndëretnike dhe të mirëbesimit reciprok në shtetin modern të Kosovës.

Në vijim po përpiqem të hedh dritë dhe të ndaj vlerësime strategjike ndaj kësaj aventure të  fortë por me pasoja më të rrezikshme në marëdhëneve mes dy vendeve  që mbas “çlirimit të Kosovës nga pushtimi barbar i Millosheviçit”, Qershor 1999:

Së dyti, nga 11 Qershori 1999, kur forcat e KFOR hynë në Kosovë deri në 2012, vlerësimi  i Shtabit të Brukselit ishte se: “standartet e sigurisë në tërësi përmbushnin pritshmëritë e rezolutës 1244 edhe pse në terren,  kishte ende  grupe kriminale me axhendë ultra-nacionaliste”. Brënda kuadrit ballkanik, dukej se 2 vendet që sapo kishin dalë nga luftra të përgjakshme, po shijonin paqen si dhe të vendosura për integrimin në BE dhe NATO.

Kjo situate, e motivoi Pentagonin, për ta planizuar NATO-n si “second responder” si dhe reduktuar prezencën ushtarake nga rreth 5000 në më pak se 300 personel këshillimor (NAT) për FSK.

Gjithësesi nuk mund të mos e themi se Beogradi Zyrtar, më posaçërisht z. Vučić ja ka dalë me sukses që: “mbi jelekun antiplumb të Millosheviçit të veshi kostumin e perëndimorit duke dominuar axhendën personale, Kombëtare dhe deri diku ndërkombëtare”.

Kjo ka bërë që “Serbia jo vetëm tu rrëshqasë përgjegjësive të  krimeve të pushtuesit, por të bëjë cinikisht viktimën dhe të ngrejë pikpyetje kritike për aftësitë shtetformuese të udhëhëqësve të Kosovës”.

Përfitoj nga rasti që si  ish-Përfaqësue i RSh në Komandën Supreme të NATO-s, ta  sjellë në vëmëndje, se  mbështetur në peshimin e rreziqeve në terren, e kemi refuzuar në çdo forum planin e reduktimit të prezencës së NATO-s. Për hir të së vërtetës, kemi qëndruar “fortë dhe agresiv”, deri sa nga Autoritetet e Larta të NATO-s na është tërhequr vëmendja:nuk jeni përfaqësues të Kosovës (por të RSh ) ndërsa siguria në Prishtinë ishte edhe më mirë se në Washington, Bruksel, etj” !

Së treti, në verën e 2012 pasi (ri) shpërtheu situata në Veri për reciprocitetin e doganave, NATO e spostoi “reduktimin drastik të prezencës” ushtarake në Kosovë. Deri në 2022, pra 10 vitet fundit prezenca ka mbetur me rreth 4000 trupa të KFOR.

Në planin politik, tërheqjen e pak shteteve dhe bllokimi i njohjeve të reja  të Kosovës mund të shihet si sukses  i diplomacisë së Serbisë. E kundërta është e vërtetë e hidhur për Kosovën dhe në një masë të caktuar edhe për RSh.

Po ashtu, kujtojmë se para rreth një viti nën “ispektimin diskretitues” të Ambasadorit të Rusisë në Beograd, Serbia dislokoi 80 % të fuqisë ushtarake në kufi me Kosovën, edhe pse e konfirmuar se përsa të ketë prezencë të NATO-s në Kosovë, agresioni ushtarak është një aventurë e pamundur. Nga ana tjetër, duhet thënë se Z. Vučić e tepëroi shumë me marreveshjen e partneritetit strategjik me Rusinë (të nënëshkruar cinikisht në New York) duke e rreshtuar, në fakt  diskretituar Serbinë krah 5 shteteve terroriste.

Kështu aventurën  për të krijuar boshllëk institucional në Kosovë përpos të tjerave,  e gjej si kopje edhe me të shëmtuar se ajo e Rusisë në Krime para 2014, si dhe referendumet me tanke në Ukrainë në Shtator 2022.

Në planin Ushtarak, Serbia shpenzon rreth 1 miliard € çdo vit për mbrojtjen (sa rreth 6 vjet R.Sh & 10 R. Kosovës ?) dhe është e armatosur (kryesisht nga Rusia) me Tanke, Mig-29, Helikopter luftimi Mi-35, raketa Pantsir-S (&FK-3), etj ? Në disa vlerësime të publikuara në Shqip, Anglisht, Serbisht dhe Rusisht, i kam drejtuar të njëjtat pyetje z. Vuçic: “pse armatoset deri në dhëmbë (?), nga cili shtet ose aleancë rrezikohet (?) dhe sovranitetin e kujt vendi kërcënon Serbia ? Përgjigja është e thjeshtë: “nuk rrezikohet nga askush, por kërcënon integritetin e Kosovës si dhe interesat jetike të Kombit Shqiptar“.

Shqetësimet për armatosjen e Serbisë, kam patur privilegjin ta ndaj në vetë të parë edhe me Gjeneralin legjendë & Senatorin e paharruar,  John McCain dhe jo vetëm. Për më tepër është fakt se SHBA ka patur vëmendje të shtuar, duke dërguar në Serbi përfaqësues të Senatit për të kërkuar:   “të ndalojë modernizimin e MIG-29, Raketave Pantsir-S, etj” por Beogradi e ka devijuar edhe përmbushjen e mesazheve të Washingronit.

Së katërti, do doja shumë të isha gabim, por faktorët Shqiptarë jo vetëm në Prishtinë: “ndoshta të nëmur nga betejat mes vedit dhe për axhendën e gjithë-pushtetit“, në 23 vjet kanë dështuar me sukses të krijojnë një plafformë të përbashkët për iteresat jetike të shtetit të Kosovës si dhe ato Kombëtare.

Nga ana tjetër, udhëheqësit e luftës çlirimtare të Kosovës, në emër të paranojës së karrikes së përjetshme dhe interesave korruptive bënë  leshime delekuente ndaj burokracisë së Brukselit. Por po i paguajnë shumë shtrenjtë (shumica me pranga në Hagë) kullarot perëndinore,  ndërsa  kosovarët janë të vetmit në Ballkan që ende nuk kanë dalë nga regjimi i vizave !?

Ndërsa, udhëheqësit e të dy shteteve nga i njëjti Komb, sa herë situata  përshkallëzohet (pothuaj 2 herë në vit), përserisin pa korrigjime: “falënderojmë NATO, SHBA dhe BE. Bëjmë thirrje për maturi si  dhe nxisim dialogun konstruktiv mes dy vendeve“, çka sigurisht nuk mjafton as për të fshehur mbas hijes se gishtit që tregon të vërtetat. E ri-përsëris edhe më qartë se “NATO nuk është organizatë Aliene. KFOR ka kosto për vendet anëtare si dhe nuk do të qëndrojë përjetësisht në Kosove” (p.sh në Afganistan 20 vjet).  Kështu, pas 23 vitesh duhet t’i përulemi me mirënjohje mesazhit të Presidentit Klinton “USA/NATO ju sollëm lirinë, Ju do duhet të ndërtojni paqen”!

Po ashtu e çmoj shumë cinike, kur të papazotë për të ndërtuar paqen për Shtepinë/kombin tonë, fajësojnë komunitetin ndërkombëtar, USA, NATO, etj  me lloj lloj populizmash egocentrike në mos marksiste.  Nuk është fare e vërtetë. Si shëmbull kujtojmë marreveshjen në dhomën ovale, një përpjekje e fuqishme të Presidentit Trump, që në gjykimin tim e tejkalon krizën, çliron bllokimin për njohjet e reja të Kosovës dhe shtron autostradën e paqes drejt aspiratave Euroatlantike për të dy vendet si dhe rajonin.  Prandaj z. Vuçic edhe mbas nënshkrimit të marrëveshjes, bëri prap viktimën pasi nuk mund të mbante barrën e refuzimit të projektit Trump, i cili fatmirësisht mbetet i pandryshuar edhe nga Presidenti Biden.

Së fundni, shkimtari Misha Glenny në librin e tij The Balkans (1804-2012) heton rrënjët e gjakëderdhjes në Europën Juglindore. Ndër të tjera, zbulon se: “vendet që Ne i mendojmë si armiq të paepur, gjatë shekujve kanë krijuar aleanca të pamundura“, por dhe ekspozon pyetje kritike për marrëdhënien midis Ballkanit dhe Evropës!

Konsideruar këto mësime, besoj edhe më fortë se PAQJA e qëndrueshme, mbetet misioni i vetëm mes Serbisë dhe Kosovës, përkunder rikthimit të errësira e urrejtjes dhe gjakëderdhjes shekullore mes dy popujve që kanë jetuar dhe do vijojnë të jetojnë në shekuj si fqinj ndërkufitarë.

Më konkretisht, për  gjeneratat reja dhe aktorët e moderuar të Beogradit dhe Prishtinës Zyrtare, do ri-sygjeroja që perspektivën e dialogut mes dy vendeve sovrane ta para-kushtëzojnë me vetëm tre  Masa Bazë të Mirëbesimit Reciprok, nëpërmjet të cilave dy shtetet e pavarura të angazhohen se: (1) Ruajnë balancat e fuqisë ushtarake (nuk do zhvillojnë kapacitete ushtarake, Mig, Raketa, etj që kërcënojnë respektivisht tërësinë teritoriale); (2) nuk do të vendosin instalime ushtarake (20 km distancë ajrore dhe 5 tokësorë), në kufijtë e dy vendeve si dhe (3) kjo paketë me vetëm tre parakushte të monitorihet me USA/NATO-n, të cilat mbeten faktor kritik për paqen dhe axhendën e integrimit Euratlantik të 2 vendeve dhe në Rajon”.

Historia e pas-konflikteve na tregon, se Marrëveshje Paqe dhe Stabiliteti (me çdo lloj emërtimi) nuk kanë për të funksionuar, pa shtuar themelet e mirëbesimit reciprok. Krimea, është shëmbulli i freskët, ku arritjet nga marrëveshja e paqes 2014, u shpagua me gjakun e qytetareve Ukrainas dhe Rusë, ndërsa barra financiare u kushtoi po atyre sa një ditë lufte.

Në shtesë, me përulësinë e një eksperti, me eksperiencë dhe kontribute me shumë se modeste në çështjet e sigurisë kombëtare, Rajonit, NATO-s etj, do t’i ri-Këshilloja publikisht dhe vllazërisht aktorët politik dhe faktorët institucional në Tiranë dhe Prishtinë, që për interesa jetike kombëtare: “të përulen në gjunjë para historisë së përgjakshme si dhe përgjegjësive shtetërore duke jetësuar një Patformë Partneriteti Strategjik: “Dy Shtete një Komb” dhe atij “Smart/mënçur” mbi sovranitetin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare, duke konfirmuar se kjo “qasje e vonuar” nuk kërcënon asnjë vend, përkundrazi do të kontribuojë si balancë racionale për paqen afatgjate të rajonit.

* Ekpert për Sigurinë Kombëtare dhe NATO-s, Zv/President i Këshillit të Atlantikut, si dhe Ish Këshilltar Ushtarak i Presidentit të RSh,  Zv.SHSHPFA  dhe Përfaqësues në SHAPE/NATO

 

Fraksion.com