Raketat ruse në Poloni, reagon Charles Michel: I tronditur! Mbetemi në kontakt me Varshavën
President i Këshillit Evropian Charles Michel ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.
“I tronditur nga lajmi i një rakete ose municioni tjetër që ka vrarë njerëz në territorin polak. Ngushëllimet e mia për familjet. Ne qëndrojmë me Poloninë. Unë jam në kontakt me autoritetet polake, anëtarët e Këshillit Evropian dhe aleatët e tjerë.”, shkruan Michel në Twitter.
Fraksion.com