Raketat ruse kalojnë kufirin e NATO-s, Zelensky: Sulm ndaj sigurisë kolektive. Duhet të veprojmë!
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se goditja e territorit të Polonisë me raketa ruse, është një përshkallëzim shumë domethënës i situatës.
Ai bëri thirrje për veprim ndërsa shtoi se terrori nuk kufizohet vetëm në territorin ukrainas, ndërsa e quajti sulmin, akt ndaj sigurisë kolektive.
“Terrori nuk kufizohet në kufijtë tanë kombëtarë. Sa më gjatë Rusia të ndihet e pandëshkueshme, aq më shumë kërcënime do të ketë për këdo që mund të arrihet nga raketat ruse. Raketat ruse goditën Poloninë. … sulm me raketa ruse në territorin e NATO-s. Ky është një sulm raketor rus ndaj sigurisë kolektive! Ky është një përshkallëzim shumë domethënës. Ne duhet të veprojmë”, tha ai.
Fraksion.com