“Provokim për të përshkallëzuar situatën”, Rusia mohon raportimet për raketat që vranë dy persona në Poloni
Rusia ka mohuar raportimet se një raketë ruse shpërtheu në Poloninë anëtare të NATO-s, e cila vrau dy persona pasi incidenti shkaktoi tensione mes vendeve anëtare.
Rusia pretendoi se raportet ishin thjesht “provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën”, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes doli ashpër kundër raportimeve këtë mbrëmje se dy raketa ruse ranë në qytetin lindor të Polonisë Przewodow dhe vranë dy persona.
Ministria tha: “Deklaratat e mediave dhe zyrtarëve polakë për rënien e supozuar të raketave “ruse” në zonën e vendbanimit Przewodow janë një provokim i qëllimshëm për të përshkallëzuar situatën.
“Asnjë goditje nuk u krye kundër objektivave pranë kufirit shtetëror ukrainas-polake nga mjetet ruse të shkatërrimit”, deklaroi pala ruse.
Fraksion.com