Polonia goditet nga raketat, reagon kryeministri Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas goditjes me raketa të Polonisë, ku humbën jetën dy persona.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se ngjarja në Poloni është shqetësuese.
Rama shkruan se Shqipëria mbështet plotësisht Poloninë, e cila është anëtare e NATO-s.
“Mateusz Morawiecki, Shqipëria është seriozisht e shqetësuar për lajmet mbi shpërthimet në Poloni. Ju keni solidaritetin dhe mbështetjen tonë.”-shkruan Rama.
@MorawieckiM 🇦🇱 is seriously concerned about the news on explosions in Poland. You have our #solidarity and full #support.
— Edi Rama (@ediramaal) November 15, 2022
Dy raketa ruse të nisura drejt Ukrainës, kanë përfunduar në territorin e Polonisë duke vrarë dy persona.
Ende nuk ka një konfirmim nga zyrtarët e shtetit anëtar të NATO-s, por kryeministri polak Mateusz Moraëiecki mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të “situatës urgjente”, ndërsa i pranishëm ka qenë dhe presidenti Andrzej Duda. Edhe pentagoni ka reaguar në mënyrë të menjëhershme në lidhje me rastin.
Fraksion.com