Pentagoni reagon pasi raketat ruse goditën Poloninë: Do mbrojnë çdo pëllëmbë të NATO-S
SHBA- Pentagoni ka reaguar për herë të parë pasi raket ruse goditën Poloninë duke lënë të vrarë dy qytetarë. Në një dekklaratë për mediat sekretari i shtypit në Pentagon bën të ditur se janë njohur me lajmin se dy raketa ruse kanë goditur një vend të NATO-s si Polonia por ende nuk ka mundur që të vertetojë raportet.
Departamenti i Mbrojtjes përsëriti se SHBA do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s ndërsa pret për më shumë informacion. Ryder tha se SHBA është shumë e sigurt në mbrojtjen e forcës së saj në Evropë.
“Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e forcës, ne gjithmonë e marrim sigurinë dhe sigurinë e trupave tona, pavarësisht se ku po shërbejnë, shumë seriozisht”, tha Ryder.
Fraksion.com