AktualitetNATO/BETë fundit

“NATO po monitoron situatën”; Raketat në Poloni, reagon Stoltenberg: Është e rëndësishme të konstatohen të gjitha faktet

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg , ka reaguar pas lajmit se dy raketa ruse ranë në Poloni, pranë kufirit me Ukrainën, ku për pasojë 2 persona humbën jetën.

“Unë fola me presidentin Andrzej Duda për shpërthimin në Poloni. Shpreha ngushëllimet e mia për humbjen e jetëve. NATO po monitoron situatën dhe aleatët po konsultohen nga afër. Është e rëndësishme që të gjitha faktet të vërtetohen”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

 

Farksion.com