AktualitetBota+NATO/BETë fundit

“E bëri Ukraina!”: Mediat e Putinit mohojnë sulmin ndaj Polonisë

Polonia u godit sot nga raketa të cilat shkaktuan vdekjen e dy qytetarëve, ndërkohë që perceptimi i përgjithshëm është se raketat ishin ruse.

Ndërkohë mediat shtetërore ruse tashmë kanë lënë të kuptohet se raketat në fakt ishin ukrainase

Agjencia shtetërore e lajmeve Ria Novosti citoi një “ekspert ushtarak” rus i cili pretendonte se raketat ruse “nuk do të kishin arritur të arrinin në territorin polak, por sistemet e raketave S-300 [tokë-ajër] ukrainas, që funksiononin në mënyrë jonormale, mund të arrinin”.

Disa kanale në rrjetin social Telegram pro-Kremlinit publikuan pretendime të ngjashme.

 

 

 

Fraksion.com