“Të investohemi te njerëzit”; Përse vjen Grida Duma tek shqiptarët përmes Top Story
Në një sfidë të re jashtë politikës, pranë medias dhe drejtuar njerëzve, Grida Duma nisi sot rrugëtimin e ri në “Top Story”, aty ku e vërteta do të serviret siç është dhe politika do të serviret jashtë kolltuqeve të privilegjit të pushtetit.
Por pse zgjodhi Grida Duma të vijë më pranë shqiptarëve përmes Top Story. Në nisje të emisionit, Grida tregoi se aty do jetë më afër shqiptarëve sepse siç tha ajo, kjo është e vetmja zgjidhje ‘për tu investuar te njerëzit duke ndërtuar mundësitë. Me plot bindjen, Grida tha se shqiptarëve nuk iu mungojnë aftësitë, por mundësitë.
“Të investohemi te njerëzit. Të investohemi te më të mirët dhe më të mirët do bëjnë më të mirët. Tek qindra njerëz, t’i kemi në institucionet tona. Të punojnë në grup, të kenë frymën perëndimore dhe që duke iu larguar ne që bëjmë politika hiprokizisë së madhe që pagat e ulëta sjellin shërbime të larta, këta njerëz do dinë të ndërtojnë edhe për të tjerët imagjinatën e një jete që ka perspektivë në këtë vend. Njerëzit nuk i ikën dëshira për të jetuar në vendin e vet se ka shumë kosto nga e tashmja, ikin edhe nga e ardhmja. Unë do investohem te njerëzit, sonte jam këtu sepse besoj se kjo është e vetmja zgjidhje për Shqipërinë, për tu investuar te njerëzit dhe mendësitë. Unë nuk besoj se shqiptarëve nuk iu mungojnë aftësitë, por mundësitë. Këto ditë kam dëgjuar legjenda urbane të tipit kush më futi në politikë, kush më mbështeti, sa më mbështetën. Jam mësuar ta marr me sportivitet por në fakt kjo që po bëj tani në këtë moment, është gjëja më serioze që më ka ndodhur deri më sot, sepse është shumë e imja.
Mund të themi këtu të vërteta që shpresoj ju ta ndjeni dhe ta kuptoni që do jenë të vërteta . Unë mendoj se kam hyrë në politikë jo me datë, por erdha nga media në politike. Kam hyrë në politikë në vitet 96-97, kur isha studente dhe aplikoja për të studiuar jashtë. Kur ne si studentë shkonim në dogana dhe në kufirin shqiptar, ku zgjasnim pasaportën kishim kompleks se nuk ishte i respektuar askush si shqiptar, shikoheshe me përçmim. Kur kalojë kufirin ti kuptoje që të gjithë studentët ishin njerëz, si ne, me të njëjtat probleme dhe frikëra. Ajo që i diferenconte nga ne ishte mundësia për t’i shpalosur aftësitë, dhe unë e dija që një ditë duhet të shkoja në atë dimension që është politika, për të ndërtuar mundësitë”- tha Grida Duma.
Fraksion.com