Lavrov shfaqet me pantallona të shkurtra nga dhoma e hotelit, mohon lajmet për probleme shëndetësore: Janë lojë politike
Me pantallona të shkurtra e bluzë sportive, me një imazh që nuk e kishim parë më herët. Kështu u shfaq kryediplomati rus Sergei Lavrov nga hoteli në Indonezi, ku ndodhet për të marrë pjesë në samitin e G20, me qëllim që të hedhë poshtë zërat për probleme me shëndetin.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është shfaqur në një video me sa duket nga dhoma e tij e hotelit në Bali, pasi Moska mohoi me forcë raportet se ai ishte në spital.
Duke folur me agjencinë ruse të lajmeve TASS, ai tha se raportet ishin një “lojë politike”.
Në videon e shpërndarë nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, ai pyetet për raportet se është i sëmurë.
Ai përgjigjet se kjo nuk është e vërtetë.
Lavrov at his hotel in Bali. Says reports about his health are a "political game" https://t.co/OddllPDgq7 pic.twitter.com/GKu0Ffo1st
— Pjotr Sauer (@PjotrSauer) November 14, 2022
Duket se ka një konfuzion këtë mëngjes lidhur me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov pas raportimeve se ai ishte shtruar në spital pas mbërritjes në samitin e G20.
Rusia ka mohuar menjëherë raportet, të cilat kishin ardhur fillimisht nga zyrtarë indonezianë duke folur për Associated Press.
Guvernatori i Balit i ka thënë tani agjencisë së lajmeve Reuters se Lavrov u dërgua në spital për një “kontroll” por “u kthye menjëherë” dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Fraksion.com