Kandidimi në Primare i nënkryetarit të PD, çfarë e shtyu Boçin të heqë dorë nga mandati?
Nënkryetari i Partisë Demokratike, njëherësh edhe deputet, Luçiano Boçi, ka prezantuar sot kandidaturën e tij në Primare për bashkinë e Elbasanit.
I pyetur se çfarë e shtyu të hiqte dorë nga mandati i deputeti dhe të garonte për bashkinë, ai tha se ka qenë kërkesa e vazhdueshme e votuesve si dhe e anëtarëve të PD në tërësi.
“Për shtyrjen ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e atyre që më kanë votuar, por dhe anëtarëve të partisë së PD në tërësi dhe grupimit tjetër, dhe pranimi ka qenë koncepti që kam për politikën. Politika nuk është rehati që fitove diçka dhe ajo duhet shijuar, politika është angazhim dhe detyrë, angazhimi im politik është rritje e përgjegjësisë ndaj qytetarëve, dhe kur realizohen përgjegjësisë, atëherë dhe politikani është i realizuar”, u shpreh ai para gazetarëve.
Fraksion.com