AktualitetBota+Të fundit

Gruaja siriane që hodhi bombën në Stamboll, u trajnua si oficere nga kurdët! Hyri ilegalisht në Turqi

Mediat turke kanë publikuar pamje nga arrestimi i gruas e cila dyshohet si autorja e sulmit kamikaz me 6 viktima dhe 81 të plagosur.

Ahlam Albashir është gruaja që u arrestua pasi dyshohet se është autorja e sulmit kamikaz që shkaktoi 6 viktima në Stamboll. Gjatë marrjes në pyetje ka zbuluar lidhjen me kurdët.

Me origjinë nga Siria, Albashir tregoi se ka hyrë në mënyrë ilegale në Turqi ndërsa është trajnuar si oficere speciale e inteligjencës nga PKK që konsiderohet si organizatë terroriste në shtetin turk.

Në video shihen forcat speciale të policisë teksa hyjnë në banesë dhe duke ia vënë prangat gruar. Gjatë kontrollit në banesën e saj, iu zbulua edhe armë.

1668413167_Screenshot2.jpg

 

Fraksion.com