AktualitetBota+Të fundit

Erdogan takohet me homologun indonezian para Samitit të G20

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar një takim me presidentin e Indonezisë, Joko Widodo, para Samitit të G20.

Para takimit që u zhvillua në Apurva Kempinski ku do të zhvillohet samiti, të dy liderët dhanë nga një deklaratë të shkurtë për mediat.

Erdoğan uroi Indonezinë për suksesin në presidencën e radhës të G20, duke shprehur kënaqësinë se në prill të vitit të ardhshëm Indonezia do të marrë përsipër presidencën e radhës të MIKTA nga Türkiye.

Presidenti turk gjithashtu i uroi sukses Indonezisë për presidencën e radhës në 2023 ASEAN. “Pres mbështetjen tuaj për qëllimin tonë të partneritetit të dialogut”, tha Erdoğan.

“Mekanizmi i Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë që kemi krijuar së bashku sot përbën një hap historik në marrëdhëniet tona dypalëshe”, shtoi ai.

Takimi vazhdon i mbyllur për media./AA

 

Fraksion.com