AktualitetTë fundit

Dita Botërore e Diabetit, fishat falas për të moshuarit mbi 65 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu deklaroi në Ditën Botërore të Diabetit se, me buxhetin 2023 fishat e diabetit do të jenë falas për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Manastirliu theksoi se “me dhënien e fishave të diabetit falas për të moshuarit mbi 65 vjeç do t’i kursejmë gjysheve dhe gjyshërve të paktën 1 pension mujor në vit”.

Ky vendim vjen pas atij të rimbursimti të fishave të diabetit për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç.

Procedura e rimbursimit të fishave për matjen e glicemisë fillon tek mjeku i familjes, ku pacienti tërheq formularin për rimbursim dhe më pas paraqitet në farmacitë e rimbursimit, të cilat ndodhen në çdo spital rajonal dhe në Spitalin Universitar “Nënë Tereza” në Tiranë.

14 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e diabetit. 

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin. 14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

 

Fraksion.com