AktualitetPolitikëTë fundit

Presidenti Begaj reagon pas shpërthimit në Stamboll: Tragjedi, qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka reaguar pas shpërthimit që tronditi ditën e sotme Stambollin.

“Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite”, u shpreh Presidenti Begaj.

“Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm”, shkroi Presidenti Begaj në twiter.

 

Fraksion.com