Nikolla reagon për sulmin me bombë në Stamboll: Lajm tronditës, solidaritet me familjet e viktimave dhe qytetarët në Turqi
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shpreh dhimbjen për ngjarjen tronditëse në Stamboll.
“Jam e tronditur nga ngjarja e dhimbshme në sheshin Taksim në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona dhe u plagosën disa dhjetëra.
Ndaj dhimbjen dhe shpreh solidaritetin me familjet e viktimave, qytetarët e Stambollit, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e saj, Mustafa Sentop!”, shkruan në mesazhin e saj Kryetarja e Kuvendit, Nikolla.
Fraksion.com