AktualitetPolitikëTë fundit

“Tentova të vras veten!”, inxhinieri në protestën e opozitës: Tatimet më vunë 45 mln lekë gjobë. Biznesin nuk e zhvilllojnë pallatet 50 katëshe

Në protestën e organizuar sot nga opozita, një inxhinier i cili mori fjalën, u shpreh se ka tentuar vetëvrasjen, pas gjobës së vënë nga Tatimet.

Ai tha se kanë qenë gruaja dhe djali qëe  kanë shpëruar.

Inxhinieri ka shtuar se që biznesi të ecë duhet të kemi shina të qendrueshme, ndërsa tha se zhvillimin e biznesit nuk e ndihmojnë pallatet 50 katëshe.

“Babai im 100 vite më parë u kthye nga Tivari e përzunë malazezët dhe e kthyen në Durrës.

Kam fabrika qumështi sot me zor mbledh 600 litra qumësht, është qumështi pluhur që vjen. Duet të punojnë fermat e bujqësia jonë.

I them Edi Ramës sot nuk do isha këtu, do isha në botën tjetër se Tatimet për 2 fermerë me 7 lopë me kanë vënë 45 mln lekë gjobë dhe unë doja t’i jepja fund jetës. Jetën e kam nga djali e gruaja ime. Ju them të ecim para.

Lokomotiva e biznesit kërkon shina. Ka ngelur biznesi në ven. Nuk e zhvillojnë pallatet 50 kate, dot”, tha ai.

 

Fraksion.com