“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë”, Berisha i drejtohet ndërkombëtarëve: Mos jepni fonde! Do kenë fatin e taksave të shqiptarëve që vidhen nga Rama
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha po mban fjalën në protestën e opozitës.
Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që mendojnë se shqiptarët largohen nga vendi të mos i japin fonde kësaj qeverie, pasi do përfundojnë si taksat e shqiptarëve që vidhen nga kryeministri Rama dhe qeveria e tij.
“Shqipëria s’do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të qytetrëve shqiptarë.
Stabiliteti e vota, stabiliteti e shpresa, besimi dhe e ardhmja do jenë të pandara.
Miqtë e mi, atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi e që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria u them njerëzisht, ruani fondet e taksapaguesve mos ja jepni kësaj qeverie sepse do kenë fatin e fondeve e taksave që shqiptarët paguaj në e vidhen nga qeveritarët.
Shqiptarët, çdo krizë e përjetojën se tragjedi kombëtare, kjo vetëm për një arsye, se Rama e vjedh. Më 26 nëntor Shqipëria u godit nga një tërmet ku vdiqen 51 qytetarë, të gjithë në dërtesa të bëra të pabanueshme nga tërmeti i 3 muajve më parë, në shtator. U lanë aty fondet e caktuara u vodhën.
Shpirtrat e tyre sot kërkojnë drejtësi. Para 3 ditësh Rama urdhëroi drejtësinë e tij të shpallë të pafajshëm, sot dhjetëra mijëra qytetarë që 3 vite humbën banesat jetojnë në cadra e kushte të jashtëzakonshme, vetë ai udhëton me charter me dhomë gjumi ultra luksoze. Vjedhin, vjedhin, vjedhin”, tha ai.
Fraksion.com