AktualitetPolitikëTë fundit

Fjalori në Kuvend, Berisha- Ramës: Vendimi është marrë, së shpejti aty vijnë burra e gra dhe priti se i kanë dy fjalë me ty

Kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama se do të përgjigjet para gjykatësit sovran.

“Këto ditë, këto kohë, mediat e Britanisë së Madhe, mediat e Europës, kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria. kjo është vetëm aparenca. Shqiptarët janë vërtetë njerëzit më të varfër të Europës, por mos harroni se janë më të vjedhurit e planetit. Asnjë komb, asnjë qytetar, në asnjë vend nuk ka si në Shqipëri njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritarë të pangopur, që nuk kanë asnjë normë morale, që nuk kanë më ligje, nuk kanë kushtetutë, kanë vetëm kodin e mafies, të drogës, të vjedhjes, të krimit të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Miqtë e mi ne jemi sot në fillim të betejës sonë të madhe. Edi Rama e keni konstatuar të gjithë se është shndërruar në një ordiner që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët, më pervers, e më të turpshme. Keni konstatuar, keni parë se si në parlament ai flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.

Tani unë do t’i them këtu para jush, Edi Rama për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të të përgjigjemi ty në të gjitha mënyrat që e meriton, por po të komunikoj sonte këtu vendimi është marrë, atje për së shpejti do të vijë gjykatësi sovran, do vijë këta burra dhe gra, priti aty se i kanë dy fjalë me ty. Më mirë priti këta se ne mund të përgjigjemi si të duash ti, por edhe populli i ka 2-3 fjalë me ty”, tha Berisha.

 

Fraksion.com