Uragani Nicole: Stuhia e rrallë tropikale e nëntorit godet Floridan
Uragani Nicole goditi Florida të enjten me erëra 110 km/h, duke u shndërruar më pas në një stuhi tropikale.
Stuhitë e kësaj madhësie në fund të vitit janë jashtëzakonisht të rralla. Prandaj njoftimet për gjendje të jashtëzakonshme dhe urdhrat e evakuimit janë në fuqi, pasi parashikohen reshje të dendura shiu dhe stuhi në vijim.
Nicole e ka goditur tashmë ishullin Grand Bahama si një uragan i madh i kategorisë një, me shkallën e shkatërrimit ende të paqartë
Pas Floridës, parashikohet se Nicole do të godasë Xhorxhian e Karolinën e Jugut dhe ndoshta edhe Ohio, Pensilvani dhe Nju Jork më vonë gjatë javës.
Nicole vjen vetëm disa javë pasi uragani Ian goditi Florida, duke lënë më shumë se 100 të vdekur.
Fraksion.com