Rama: Opozita nuk pranoi që ka luftë, krizë energjetike dhe inflacion lufte
Kryeministri Edi Rama reagoi sot përmes rrjeteve sociale mbi qëndrimin e opozitës në Kuvend, në mbyllje të seancës së diskutimeve mbi projektbuxhetin 2023.
“Pas 28 orësh seancë diskutimesh për buxhetin 2023 as PD, as PF dhe as PL (Partia e Lekut) nuk pranuan që ka luftë, nuk folën për asnjë lidhje mes luftës së Putinit, krizës së çmimit të energjisë dhe inflacionit të luftës, nuk thanë asnjë llaf për 1/2 milionë USD të marra nga rusët”, tha Rama.
Kryeministri tha se “seanca u mbyll me dy të dehur nga rruga e Foltores që shanë me libër shtëpie në emër të popullit dhe mbetën pa bërtitur “Shqipëria në Rrezik!” se harruan tekstin prej alkoolit”.
“3 parti bedelësh pa atdhe, pa din e as iman, me dy të shitur në ballë e dyzet të shkalafitur vërdallë”, tha Rama.
Fraksion.com