Protesta e PD-së, ambasada e SHBA thirrje qytetarëve të saj të shmangin tubimet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në prag të protestës së lajmëruar nga Partia Demokratike, këshillon qytetarët amerikanë të shmangin tubimet e mëdha.
“Një protestë është planifikuar të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencial të përhapet në rrugët përreth, duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Partia Demokratike ka thirrur mbështetësit e saj në një protestë më 12 nëntor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.
Fraksion.com