“Muhabete te gabi bëni sa të doni”, Rama: Janë bedelë! Ngritja e këtyre akuzave është turp i madh
Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sërish fyerjet për opozitën.
“Kam marrë 33 % të aksioneve një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit dhe ka sjellë impakt në ekonominë e Serbisë dhe aty , ne kemi marrë edhe 1 % m shumë aksione sa lanë marrë ata. Këto muhabete pazare, te gabi, mund ti bëni sa të doni. Ngritja e këtyre akuzave është turp i madh. Marrëveshja është nënshkruar publikisht më para dhe në Kuvendin e Shqipërisë do jetë aty. Do ketë kohë për të dhënë detaje. Nuk është miratuar, është futur në procedurë të përshpejtuar për ta përmbyllur. Është volumi më i madh i një investimi të huaj në Shqipërisë e fut vendin si aktor kryesor në hartën e Mesdheut, por kujt ti flasësh non-gratës që ushqehet për para ruse apo atyre që i shkojnë nga pas. Unë nuk kam njohur deri tani një të dehur që të pranojë që është i dehur. Janë bedelë, hapni fjalorin dhe lexojeni. Janë spese sot është dita për ti dhënë përgjigje pyetjes, përse paratë ruse u derdhën në Shqipëri tek një parti politike për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi. Besoj që edhe për një parti të opozitës qeveria e këtij vendi duhet të jetë më e rëndësishme se paratë ruse,. Ky paska qenë një fakt, sepse tani është një raport e zeza mbi të bardhë. Ndihem keq për këto arsye, dhe distancohem. Por këtë se bëri njeri” (Duhet ti thoshte Berisha). Në momentin kur një bedel nuk vë interesin e vendit të vetë mbi bedelizmin. Atëherë ai nuk është një bedel, por një i pafe”, ka thënë Rama.
Fraksion.com