AktualitetPolitikëTë fundit

Kuvendi miraton me 76 vota pro buxhetin 2023

Kuvendi miratoi sot në parim me 76 vota pro dhe 41 kundër projektligjin “Për buxhetin 2023”.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 40 kundër projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 40 kundër projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 40 kundër projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi miratoi me 76 vota pro dhe 41 kundër projektligjin “Për buxhetin 2023”.

Seanca e Kuvendit ka nisur ditën e djeshme në orën 10:00 dhe vijoi deri në orën 23:00, për të rinisur sot në orën 09:00, e duke u mbyllur në orën 13:55.

Në projektbuxhetin e vitit 2023 të ardhurat parashikohen të arrijnë në vlerën 631.7 miliardë lekë, ndërsa shpenzimet do të jenë 687.2 miliardë lekë. Planifikohet që në vitin 2023 rritja ekonomike të jetë 2.6 %, nga 3.7 % që pritet të jetë në këtë vit.