“Keqardhje për ata që do i shkojnë nga pas”, Rama për opozitën: Lidhjet e tyre me likuiditet ruse s’janë ndërprerë
Kryeministri Edi Rama teksa u pyet për protestën e 12 nëntorit të thirrur nga opozita, pohoi se ndjen keqardhje për ata që i shkojnë pas disa të mallkuarve.
Mes të tjerash ai paralajmëroi se lidhjet e opozitës me likuiditet ruse s’janë ndërprerë.
“S’kemi asnjë lloj minute për të humbur me protestën e thirrur prej atyre që kanë marrë gjysmë mln dollarë për të bërë protesta të kësaj natyre në të kaluarën. Koha do të tregojë se lidhjet e tyre me likuiditet ruse nuk janë ndërprerë. Do e shihni. Ndjej keqardhje për ata që do i shkojnë nga pas. Po tërhiqen prej hundesh nga përfaqësuesit më të zymtë dhe më të mallkuar. Ndërrojnë emrin, pamjet, por janë po ata që nga 1912-ta.”, tha Rama pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PS.
Fraksion.com