AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të trondisë regjimin

Kreu u PD Sali Berisha në një intervistë në ‘Opinion’ ka folur për zhvillimet në PD, gjuhën e përdorur nga kryeministri Edi Rama na Kuvend si edhe për protestën e 12 nëntorit.

Po ashtu Berisha tha se nëse kryeministri Rama do të përpiqet të konfiskojë flamurin e Partisë Demokratike, duke nënkuptuar regjistrimin e grupit Alibeaj në zgjedhje, atëherë Partia Demokratike sipas tij do të bëjë gjithçka për të mbrojtur flamurin.

“Rama me politikat e tij po përzë qytetarët. Është kryeministri i drogës , krimit, dëbimit të shqiptarëve. Është kryeministri i Shqipërisë që kombin e tij e shndërroi në komb gomonesh. Me fluturime charter dhomë gjumi. Shndërroi zgjedhjet në fiktive. Lirinë shqiptarëve e ktheu në iluzion. Po rrëmben pasuritë e këtij vendi si Porti i Durrësit që ra tërësisht në kthetrat e tij. Ka shumë të reja. U soll në parlament ligji si hajdutshe, me procedurë të përshpejtuar. Ligji i krijimit të sipërmarrjes gjigande Rama-Vuçiç-Lukashenko. Populli opozitar do t’i përgjigjet armikut të egër. Vetë protesta është simbol i revoltës. Skenari dhe koreografia është atribut i atyre që po merren me të. Shqipëria po zien. Mezi po presin të mbushin rrugët e Tiranës. Asnjë bast dhe asnjë rrezik, kjo protestë do të dridhë nga themelet regjimin e bazuar në krim e drogë. Një vend me liri fiktive që ka zbritur ka shkallë më poshtë për të drejtat e njeriut, me monizëm të njëjtë me Vietnamin, duhet të ngrihet në revoltë”, tha Berisha.

Partia e Lirisë do jetë aktive?

 

 

Berisha: Plotësisht. Për protestën është bërë takim me kryetarin e PL më pastaj me forca të tjera politike dhe shoqërinë civile. Është inaugurimi i një sezoni të vështirë për një kryeministër që bën gjithçka për të fshehur mega aferat dhe vjen në parlament me gjuhë ordineri për të larguar vëmendjen nga Porti i Durrësit.

PD në dy pjesë?

Berisha: Nuk jemi dy pjesë, ka një parti. Janë përmbushur të gjitha standardet dhe PD vjen më e fuqishme. Ka një grup që nuk mund të quhet kurrë pjesë e PD, të cilët janë pjesë e partisë të ftuar të marrin pjesë , të ndjekin të kontribuojnë si anëtarë dhe deputetë.

Persë nuk e keni gjetur gjuhën me këtë grup?

Berisha: Ka një statut themelor që ka përcaktuar standarde. Kushtetuta sot është më demokratikja dhe u jep të drejtë anëtarëve të deputetëve të kandidojnë në primare. Realiteti është se ka një parti. Me forume të zgjedhur nga baza deri në krye. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i detyruar në ligje dhe kushtetutë të njohë partinë e regjistruar më 25 mars me vendim të Gjykatës së Tiranës. Bindja demokratike u regjistrua nga një Komision Zgjedhor edhe para vendimit të gjykatës. Po mund të them se ka përpjekje të Ramës për të konfiskuar flamuj të PD. Edi Rama nuk lejon regjistrimin. Prej 30 vitesh keni ndjekur veprimtarinë time politike elektorale. Kjo është e para që zhvillohet në dy kolona, e protestës dhe e procesit elektoral. Kjo është zgjedhjet e imponuar sepse me Ramën zgjedhjet të lira nuk ka. Do qëndroj kundër armikut të votës.

 

Fraksion.com