AktualitetNATO/BETë fundit

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shpall datat e Samitit të Vilniusit 2023

“Kam kënaqësinë të njoftoj se takimi i radhës i krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s do të zhvillohet në Vilnius më 11-12 korrik 2023.”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, në 9 nëntor 2022 duke shpallur datat e Samitit të radhës të krerëve të shteteve dhe qeverive të NATO-s,  në vitin 2023, i cili do të mbahet në Vilnius 2023.

“Ne përballemi me mjedisin më kompleks dhe të paparashikueshëm të sigurisë që nga Lufta e Ftohtë. Takimi në Vilnius do të jetë një mundësi për krerët e shteteve dhe qeverive aleate që të bien dakord për hapat e mëtejshëm për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen tonë dhe të rishikojnë rritje të konsiderueshme në shpenzimet e mbrojtjes, si dhe të vazhdojnë mbështetjen tonë për Ukrainën. Në një epokë të konkurrencës strategjike në rritje, lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut në NATO vazhdon të jetë thelbësore për sigurinë e një miliard qytetarëve tanë.

I jam mirënjohës Lituanisë për pritjen e Samitit tonë. Lituania është një aleat jetik i NATO-s. Si mikpritëse e një grupi beteje shumëkombëshe, Lituania ndihmon për të siguruar parandalim dhe mbrojtje të fortë për të gjithë Aleancën. Mezi pres një Samit të suksesshëm në Vilnius në korrik 2023.”, njofton Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.

 

Fraksion.com