” Rritja e çmimeve drastike”, Tabaku: Largimi i shqiptareve vula e dështimit të kësaj qeverie, ikin se këtu nuk ka mundësi ekeonomike
Kur komentoi buxhetin 2023, deputetja Jorida Tabaku u ndal edhe në emigrimin e shqipatrëve. Tabaku tha se shqiptarët ikin nga ky vend pasi duan mundësi ekonomike dhe këtë nuk ua ofron qeveria. Sipas Tabakut, ata zgjedhin të ikin sepse korruspioni kësaj qeverie i është kthyer në normë.
“Nuk kam dashur ta përdor sepse hemoragjia që po i ndodh vendit tonë në të vërtetë është çertifikata reale e 3 mandateve të mazhorancës. Vula e dështimit përtej çdo fasade dhe marketingu ekstrem që nuk gënjen më askënd, as ato që e ideojnë dhe vendosin në jetë. Ky është në fakt vlerësimi më korrekt përtej çdo raporti nga partnerët tanë strategjikë, vlerësimi më real. Vlerësimi më i ndershëm.
Përtej kësaj të vërtete, kjo ikje e heshtur bën më shumë zhurmë se sa fjalimi i çdokujt prej nesh që nuk i thotë gjërat ashtu siç janë, plotësisht dhe sinqerisht. Jam plotësisht e bindur si çdo kush me pak mend në kokë që nuk mund ta ndalojmë këtë hemorragji duke vendosur gardhe për t’i ndaluar shqiptarët që të ikin. Pasi në fakt bashkatdhetarët tanë ikin nga ky vend jo sepse nuk e duan por sepse mundësitë atyre po u rrëmbehen.
Duan mundësi ekonomike, e cila për fatin e keq nga viti në vit po zvogëlohet: Shumica dërrmuese e shqiptarëve largohen nga mungesa e sundimit të ligjit dhe kjo duhet të jetë thirrja që duhet të dëgjojë më së pari SPAK. Largohen sepse shohin se si korrupsioni është kthyer në normë, në vlerë, në një biletë që të ofron suksesin në shoqëri”, tha Tabaku.
Deputetja demokrate Tabaku parashtroi në Kuvend gjithashtu qëndrimin e PD-së për buxhetin 2023. Tabaku tha se ky buxhet nuk mbështet familjet të cilat ndodhën përballë krizës ekonomike, ndërsa produktte e shportës kanë pësuar një rrithe drastike.
“Akoma më keq, presioni i rritjes së çmimeve është lënë tërësisht të bie mbi xhepin e qytetarëve që nga muaji në muaj duhet të luten që qeveria të shtyjë me nga një muaj dhe shtrenjtimin e energjisë elektrike edhe pse sot çmimi i energjisë në bursat e Hungarisë është më i lirë se sa një vit më parë.
Edhe pse qeveria për energjinë elektrike ka vendosur në dispozicion sipas saj 100 mln euro për vitin 2022 sërishmi shqiptarët shohin me sytë nga ekrani me shpresën që qeveria përmes Noterit ERE të shtyjë vendimin për fashat dhe për rritjen e energjisë.
Mishi sot është thuajse 15% më shtrenjtë se sa një vit më parë, produktet e bulmetit dhe qumështit janë shtrenjtuar në thuajse 25% në raport me një vit më parë. Ndërsa vezët dhe yndyra në thuajse 30%.
Pra peshën kryesore të rritjes së çmimeve e ka shporta e produkteve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, pra çdo produkt që shqiptarët blejnë përditë në marketet e lagjeve për të konsumuar në tavolinën e tyre.
Shumica e familjeve të shtresës së mesme në vend ka nisur të ndjejnë peshën e tepërt të kësteve të kredisë ndërkohë që shtrenjtimi i jetesës do të thotë që ato duhet të fusin gjithnjë e më shumë dorën në arkën e tyre të kursimeve për të mbajtur ritmin e çmendur të çmimeve që rriten”, tha Tabaku.
Fraksion.com