Rama-Salinajit: Bedel pasionant, si miza në të ndenjurat e kalit!
Me tone të ashpra është zhvilluar sot seanca në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe opozitës. Rama e cilësoi deputetin demokrat Ervin Salianji si bedel, ndërsa i tha se sot është në ditë të keqe e mirëkupton, kjo për shkak se sot zhvillohet seanca në gjykatë e Salianjit për çështjen babale.
“Bedel pasionat, si miza në të ndenjurat e kalit që kujton se tërheq karrocën dhe me atë ide ti qëndron në të ndenjurat e kalit duke tundur flatrat e një mize të bezdisshme”, tha Rama.
“Bedel je vetë”, tha Salianji.
“Rri aty se ke edhe ditë të vështirë sot. Kujdes me fjalorin se je afër dhe mos ngatërro jashtë daljen e organizmit”, tha Rama.
“Ca je duke fol”, tha Salianji./shqiptarja
Fraksion.com