Rama publikon fotoalbumin e takimeve në Kamzë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në bashkinë e Kamzës, me një axhendë të ngjeshur takimesh dhe inspektimesh.
Rama publikoi në rrjetet sociale momente nga takimet dhe vizitat e zhvilluara.
Kryeministri Rama pa nga afër punën në fabrikën në Fushë-Kërçik në Kamzë, për prodhimin e aksesorëve të kuzhinës me bazë drurin e ullirit.
Po ashtu, Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e Kamzës ku theksoi se “Kamza ka pasur një bum shkollash të reja, shkolla që mund të jenë në çdo qytet të Europës”.
Kryeministri Rama mori pjesë edhe në takime me gratë dhe vajzat si dhe me banorët e Kamzës, gjatë të cilëve u shpreh se “Kamza është shembulli konkret që vërteton çfarë ndodh kur vota shkon si duhet”.
Në përfundim të vizitës Rama mori pjesë në shpërndarjen e certifikatave “Mirënjohja e qytetit” për njerëzit e suksesshëm të Kamzës.
Fraksion.com