AktualitetPolitikëTë fundit

“Ju kujtohen mushkonjat e Divjakës!?”, Tabaku i përgjigjet akuzave të Ramës: Sulm i paprecendent! Po mbrohet një aferë korruptive!

Deputetja, Jorida Tabaku i është përgjigjur akuzave të kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se sa herë që bëhet fjalë për aferë korruptive sulmon dhe përdor gjuhë ofenduese për t’u mbrojtur.

“Së pari sa herë shthuret gjuha po bëhet një aferë. Ju kujtohen mushkonjat e Divjakës e se si u mbrojtën ato me rekorde kriminale. Kjo gjuhë tregon edhe mënyrën e vjetër të politikës që e ka kapur për fyti parlamentin. Tregon llumin se ku është sot politika shqiptare. Se po luftojmë për transparencë ky sulm i paprecendent nuk justifikohet. Edhe inceneratori i Elbasanit u mbrojt me këtë gjuhë. Kjo gjuhë shpjegohet vetëm me atë se çfarë po ndodh pas dyerve të SPAK. U nis me retorikën e parave ruse, a u dëgjua se si do rriten pagat, bedelë, u dëgjua se do rritet ekonomia, jo por gjel deti.”, tha Tabaku.

 

Fraksion.com