Horoskopi ditor, e mërkurë 9 nëntor 2022
Ky është horoskopi ditor për ditën e sotme, e mërkurë 9 nëntor 2022. Parashikimi për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Do shkëlqeni pafund gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ecë ashtu si e kishit menduar. Saturni do ju bëjë edhe më të mençur dhe me reflektues. Nëse keni një lidhje do flisni më hapur me partnerin dhe do ja shprehni atij dëshirat që keni. Ai do mundohet t’ua bëjë qejfin sa më shumë. Ju beqarët do keni njohje vërtet shumë të veçanta dhe jeta mund t’iu ecë në atë drejtim që keni ëndërruar aq shumë. Në punë nuk do i arrini dot të gjitha objektivat që i kishit vënë vetes dhe mund të mërziteni. Pranojeni mbështetjen e miqve. Buxheti do jetë i jashtëzakonshëm kështu që mos u mërzitni aspak.
Demi
Disa nga vendimet tuaja nuk do jenë shumë të mira sot. Tregohuni disi më të duruar dhe prisni pak sa t’iu ndriçohen plotësisht idetë. Nëse keni një lidhje duhet të tregoheni më të gatshëm për të bashkëpunuar me partnerin tuaj dhe për t’iu gjetur përgjigje të gjitha pyetjeve që keni pasur. pasditja do jetë shumë më aktive. Nëse jeni në një lidhje sot do jetë dita e zgjedhjeve të rëndësishme. Afroni edhe personat që në pamje duken të ndryshëm sepse edhe me ta mund të filloni lidhje emocionuese. Në punë po nuk reflektuat mirë do bëni gabime të mëdha. Në planin financiar do jeni shumë të qartë dhe nuk do gaboni.
Binjakët
Dita do fillojë pozitivisht sot, por Dielli në disa momente do ndërhyjë dhe mund t’ua ndërlikojë gjërat. Nëse keni një lidhje do argëtoheni pafundësisht dhe do i merrni gjërat akoma më seriozisht. Besimi në vetvete do jetë një pikë shumë e fortë që do ju ndihmojë të ecni përpara përherë. Ju beqarët do jeni në kërkim të personave shumë seriozë, por për fat të keq sot nuk do mund t’i gjeni. Në punë do keni disa vështirësi për t’u marrë vesh me disa kolegë dhe nuk do i realizoni dot që të gjitha objektivat. Financat do jenë më të mira se disa ditë më parë.
Gaforrja
Sot do ngrini disa pikëpyetje për jetën tuaj dhe nuk do guxoni të hidhni asnjë lloj hapi. Mos ju besoni shumë atyre që do iu sugjerojnë zgjidhje të shpejta. Nëse jeni në një lidhje klima ka për të qenë shumë e ngrohtë në mëngjes, por në mesditë një gjest i partnerit do ju bëjë të dyshoni. Ju beqarëve nuk do ju mungojnë mundësitë për takime, por gjithsesi mirë është të mos nxitohen për asgjë. Në punë nuk do ju mungojnë mundësitë për të ecur edhe më përpara. Jepini vetes më shumë kurajë dhe mos dyshoni për aftësitë që keni. Në planin financiar disa miq do ju mbështesin gjitha kohës.
Luani
Dielli nuk do ndikojë shumë pozitivisht tek ju gjatë kësaj dite. Do jeni goxha të ngarkuar dhe nuk do gjeni dot kohë për veten. Do ju duhet patjetër më shumë organizim. Nëse jeni në një lidhje mos e lini shumë pas dore partnerin sepse disa persona të tjerë po presin rastin që t’ua rrëmbejnë nga duart. Për ju beqarët do jetë një dite e qetë dhe pa ngjarje me rëndësi. Në punë vetëm duke bashkëpunuar me kolegët mund të keni arritje sepse vetë nuk do jeni të zotët. Do ju mungojë takti dhe durimi. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë mirë është të tregoheni të kujdesshëm për të mos pasur probleme as më vonë.
Virgjëresha
Qoftë në dashuri apo në punë, duhet të përgatiteni për zhgënjime e tension gjatë kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jetë e stuhishme dhe nuk do kenë të ndalur problemet e vështirësitë. Për asnjë moment nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do njihni persona të rinj, por me asnjë nuk do mund të filloni dot një lidhje ashtu si e keni menduar. Gjithsesi mirë është të mos shmangni miqësinë me ta. Në punë do hasni vështirësi gjithë kohës dhe ndonjëherë do ju duket sikur shefat ua bëjnë për inat që iu japin detyra të tilla. Me financat vazhdoni të tregoheni të matur që paratë të mjaftojnë edhe për nesër.
Peshorja
Harmonia do mbizotërojë sot në jetën tuaj dhe do mund të çliroheni nga të gjitha pengjet dhe meraket që keni pasur më parë. Nëse keni në një lidhje do jeni shumë bashkëpunues me partnerin dhe çdo gjë do e bëni duke folur hapur me njëri-tjetrin. Kjo do ju afrojë edhe më shumë dhe do e bëjë lidhjen më serioze. Ju beqarët nuk keni pse të mendoheni gjatë para se të bëni zgjedhje sepse yjet do i keni gjithë kohës në krah dhe do ju ofrojnë mundësitë më të mira. Në punë çdo gjë do jetë rutinë, por për fat nuk do keni vështirësi si dikur. Në planin financiar rrethanat do krijohen të tilla që ju nuk do keni probleme.
Akrepi
Dashuria do jete shumë e privilegjuar gjatë kësaj dite. Për fushat e tjera Saturni do ju nxitë të reflektoni dhe të merrni masat e duhura. Nëse jeni në një lidhje edhe sikur të mos bëni asnjë përpjekje gjërat do ju ecin për mrekulli. Buzëqeshja do mbizotërojë në çdo moment. Ju beqarët nuk duhet të harxhoni kohën kot me flirtime, por duhet të vendosni të hidhni hapa me ata persona që kanë kohë qe ju pëlqejnë dhe ju kanë qëndruar pranë edhe në momente të vështira. Në punë mund të ndiheni në ndonjë moment të dekurajuar megjithatë nuk do e lëshoni veten. Me shpenzimet s gjithmonë duhet bërë kujdes.
Shigjetari
Planetët mund të jenë në kundërshti me njëri-tjetrin gjatë kësaj dite kështu që duhet të veproni përherë me takt dhe delikatesë. Nëse jeni ne një lidhje humori do ju ndryshoje vazhdimisht dhe në disa momente mund të kapeni për gjëra elementare me partnerin. Pasditja në veçanti do jetë e paqëndrueshme. Ju beqarët nuk do jeni në humor për të takuar persona të rinj dhe nuk ka sesi ta ndryshoni statusin. Në punë nuk do ju pëlqejë aspak që dikush t’iu kundërshtojë dhe do debatoni me cilindo. Sektori i financave do jetë përgjithësisht i qetë dhe pa ndonjë vështirësi të madhe.
Bricjapi
Dialogu nuk do jetë aq i thjeshtë gjatë kësaj dite. Në disa momente dol urreni qe te tjerët t’iu kundërshtojë dhe mund të nxirrni edhe thonjtë. Nëse jeni ne një lidhje prej vitesh tashmë tentoni të rivendosni komunikimin nëse nuk doni që pak nga pak marrëdhënia mes jush të ftohet plotësisht. Nëse jeni beqarë tregohuni më të çlirët dhe shprehini sa më parë ndjenjat. Për punën nuk do jetë një ditë e thjeshtë kështu që duhen bërë sytë katër në çdo moment. As mos abuzoni me ngarkesën, as mos i lini gjërat pas dore. Shpenzimet duhet t’i kryeni me përkujdes që gjendja të mbetet e kënaqshme.
Ujori
Gjërat nuk do funksionojnë si duhet sot për juve që jeni në një lidhje. Tregohuni më të duruar nëse doni të mos keni probleme edhe më serioze. Nëse keni një lidhje, ndryshimet e shpeshta te humorit do bëjnë që të kapeni pas gjërave më të vogla, Vështirësitë mes jush dhe partnerin do jenë të mëdha dhe sensualiteti thuajse do mungojë tërësisht. Ju beqarët duhet të tregoheni edhe më të duruar sepse sot do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë. Në punë nuk do jeni aspak të organizuar dhe çdo gjë do ju shkojë ters. Për fat financat nuk do kenë probleme shumë serioze.
Peshqit
Dielli do fillojë të ketë ndikim në jetën tuaj sot dhe së bashku me Marsin do bëjë që karriera juaj të jetë në qendër të vëmendjes. Nëse jeni në një lidhje partneri do ju kritikojë për disa gjëra dhe me të drejtë. Pranojini edhe ju fajet dhe keni për ta parë sa mirë do ju shkojnë gjërat tani e tutje. Ju beqaret do ndiheni më të bindur se personat që keni njohur së fundmi ja vlejnë dhe do i shprehni edhe ndjenjat. Në punë nuk do kënaqeni me pak dhe do bëni akoma më shumë përpjekje. Talenti juaj do vihet edhe më në pah. Financat nuk do jenë të përkryera, por të mjaftueshme për shpenzimet e domosdoshme.
Fraksion.com