“Gjel deti i Peqinit”, Sula i përgjigjet Ramës: Përdor në Kuvend fjalor rruge, do ta kishin zili edhe kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat e tij
Deputeti demokrat Dash Sula i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ku ky i fundit e quajti ‘Gjel deti i Peqinit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Sula shkruan se Rama përdori këtë fjalor rruge në Kuvend për të zhvendosur vëmendjen nga buxheti 2023, që sipas tij pasuron oligarkët e tij, për të zhvendosur vëmendjen nga kthimi në burg i ish-deputetit socialist Alqi Bllao e nga afera e Portit të Durrësit.
Me ironi, Sula shkruan se gjuhën e Ramës do e kishin zili edhe kriminelët që ndajnë qelitë me ministrat dhe deputetët e tij.
“Kryeministri me ministra e deputet në burg bën moral në Parlament. Për të zhvendosur vëmendjen e rikthimit të deputetit të tij në kokërr të burgut për aferën e inceneratorëve. Për të zhvendosur vëmendjen nga votimi dhe rezultati qesharak i kalimit me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes që i vjedh qytetarëve të Durrësit pronat.
Për të zhvendosur vëmendjen nga një buxhet që pasuron klientët e qeverisë dhe zero rritje për pensionistët. Kryeministri erdhi sot në parlament me një fjalor rruge, një fjalor që do ta kishin zili edhe ata kriminelët që ndajnë qelinë me ministrat dhe deputetët e tij. “Të mbaruar, të pafytyrë. Dërr-Dërr. Bedela. Laxhore lagjesh.” kjo ishte fjala e Ramës”, shkruan Sula.
Fraksion.com