AktualitetKosovaRajoniTë fundit

Gazeta italiane: Putin po i fryn zjarrit në Kosovë

Gazeta italiane, “Corriere Della Sera” i ka kushtuar një artikull ngjarjeve politike aktuale në veri të Kosovës. Në artikullin e publikuar nga gazetari dhe publicisti, Massimo Nava, mbrapa të gjithë këtij skenari konfliktuoz qëndron presidenti rus, Vladimir Putin.

“Lufta e targave” rishpërtheu në Kosovë si një pretekst për rikthimin në qarkullim të ambicieve politike, njëzet e tre vjet pas konfliktit që i lejoi popullatës shqiptare të fitonte pavarësinë. Çështja e targave nënkupton uniformizimin e organizimit të shtetit, gjë që minoriteti serb refuzon. Përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqjen nga postet e tyre dhe disa mijëra njerëz dolën në rrugë. Policët kanë hequr uniformat e Kosovës në shenjë proteste. Por automjetet me targa të Serbisë konsiderohen të paligjshme nga autoritetet kosovare” – shkruhet në artikull.

Më tej në artikullin e gazetës italiane shkruhet se është logjike që Rusia dhe Kina, aleate të Serbisë do të merrnin mbrojtjen e Beogradit.

“Është logjike që Rusia dhe Kina, aleate të Serbisë dhe të interesuara për të ardhmen e Ballkanit, do të merrnin mbrojtjen e Beogradit. Kosova u bë kështu alibi për politikat e Putinit në Krime dhe Donbas“.

Ndërkohë, tutje kritikohet Beogradi, ku shkruhet se: “Beogradi kultivon aspirata për integrim evropian, por nuk mund të braktisë pakicat serbe për të ringjallur nacionalizmin e brendshëm”.

Ndër tjerash, Nava shkroi se Putin po i fryn zjarrit në Kosovë

Putini po i fryen zjarrit“.

 

Fraksion.com