Life StyleTë fundit

E konfirmon vetë Alfio: Me Fatmën jemi prej një viti të ndarë

Pak kohë më parë mediat thanë se Alfio Rotani dhe Fatma Methasani i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, madje me një vëzhgim në rrjetet sociale mund të shihnim që dyshja prej kohësh nuk kanë postuar foto së bashku.

Këtë lajm e ka konfirmuar së fundmi vetë Alfio, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ai shkruan se e ndjen detyrim që të sqarojë këtë gjë për ndjekësit dhe miqtë e tij, ndërsa pohon se ai dhe Fatma i kanë dhënë fund martesës.

“Unë dhe Fatma nuk jemi më bashkë nga pothuajse një vit. Motivet janë shumë personale dhe individuale, nuk kanë të bëjnë me tradhti ose rrethana të tjera që qarkullojnë”- shkruan ai duke mos dhënë detaje rreth arsyes, raportion  “Iconstyle.al” .

Pak pas lajmit të ndarjes, Alfio i bëri një premtim publik të birit. Krahas fotos së ëmbël, Alfio i ka dedikuar disa fjalë të ndjera djalit, ku i premton se do t’i qëndrojë gjithmonë afër.

“Si babai yt të premtoj se do të jem gjithmonë në një nga tre vendet, para teje për të brohoritur, pas teje për të ruajtur shpinën, ose pranë teje për të mos qenë vetëm”, shkroi Alfio në postimin e tij.

Më herët kujtojmë që ishte një postim i Alfios kur ishte pak i pirë, që konfirmoi lidhjen me Fatma Methasanin në Instagram, duke u kthyer në çiftin e preferuar të publikut.

 

Fraksion.com