AktualitetPolitikëTë fundit

“Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit?”, Alibeaj: Aferë korruptive, po shisni 1 mln metër katrorë në zemrën e Shqipërisë për 2 mld euro

Seanca plenare nisi me debate për Portin e Durrësit. Opozita kundërshtoi që të futej me procedurë të përshpejtuar projektligji për portin e Durrësit. Në fjalën e tij, Enkelejd Alibeaj u shpreh se kushton 2 miliard e 100 milionë euro dhe kërkoi të mos miratohej me shpejtësi në parlament pa u bërë transparencë për nenent. Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se PD duhet të vendosë që të mos i shkojë mbrapa Sali Berishës.

“Ta fusësh sot në kalendar të punimeve dhe pa një jave ta miratojnë… Sot po fusni me procedurë të përshpejtuar ligjin për Portin e Durrësit. Është një projektligj që ka 5 nene bashkë me hyrjen në fuqi. Ky ligj kushton më shumë nga 30 vite . Kostoja e këtij projektligji është mbi 2 mld dhe ju doni ta kaloni me procedurë të përshpejtuar sot kur diskutohet buxheti. Ju jeni duke prerë shiritin e një afere ekonomike që shumë shpejt mund të kthehet në një aferë korruptive. Ka vetëm pesë nene, por sapo e the që ka një vit që negociohet, midis kujt? Çfarë është dhënë dhe çfarë është marrë? Sa është territori i Shqipërisë që ju po shisni? Jeni duke shitur diku tej 1 mln metër katror zemra e Shqipërisë. Unë e kuptoj që shuma e madhe do të mbyllë gojën e shumë deputetëve, analistëve, organizatave të shoqërisë civile, por gojën e deputetëve të opozitës të pavarur s’ka për ta kapur. Sa fiton shteti shqiptar. Për çdo investim të huaj jam i hapur që ky vend të ketë sa më shumë. Por a ka pasur një procedurë të thjeshtë, shpjeguese. Ku është transparenca në këtë mes. Nëse ka pasur një problem ky parlament, kanë qenë ligjet me porosi. Çfarë pazari është bërë me Portin e Durrësit? Sot kam vetëm një thirrje presidentit të Republikës, sot jam duke i bërë thirrje organeve të drejtësisë, pasi shumë shpejt me daljen në dritë të dokumenteve që i mbani fshehur, mund të zbulohet edhe afera korruptive. Bëjeni publike. A është e mirë për shqiptarët, a do të sjellë mirëqenie?”

 

Fraksion.com