Berisha: Buxheti 2023, vjedhja më e madhe në histori
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në fjalën e tij në një takim me banorë të degës 4 në Tiranë se, “më 12 nëntor dhe në vazhdim, shqiptarët nisin betejën kundër armikut të tyre më të rrezikshëm, që ata kanë pasur në histori pas Enver Hoxhës”.
“Sot Edi Rama ka realizuar të ketë pushtet më shumë se Ramiz Alia në vitin 1991. Në 8 vite, rrokullisje të madhe, në 8 vite, praktika ligje e qëndrime shpopulluese, shqiptarët u larguan nga Shqipëria më shumë se sirianët dhe afganët dhe se çdo popull tjetër që kaloi luftëra civile”, theksoi Berisha.
“Kurse sot kemi rënë vertikalisht, nga qytetarët, mësuesit, mjekët, punonjësit, inxhinierët, policët, ushtarakët, që merrnin në vitin 2013 rrogën mesatare në rajon, sot kemi rrogë 20 % më të ulët se ajo e Kosovës”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se “kjo ndodh, sepse fondet vidhen dhe vetëm vidhen”.
“Sot Edi Rama deklaroi në parlament se ky është buxheti më i madh në parlament, kur ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Nuk mund të jetë i ndryshëm ky buxhet si ai i 8 viteve që shkuan. Sepse 8 vitet që shkuan, ky zotëri mori borxh 5.2 miliardë euro. Ky i rriti taksat biznesit me 4.5 miliardë euro. Çfarë bëri me to, kujt ju rrit rroga, pensioni, kujt ju përmirësua shërbimi, si është shërbimi shëndetësor sot, çfarë ndryshimesh pësoi Tirana në furnizimin me ujë, me kujdesin shëndetësor?”, tha Berisha.
Fraksion.com