AktualitetPolitikëTë fundit

“Atdheu i Ramës është Beogradi”, Berisha: Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në Kuvend marrëveshjen e Portit të Durrësit, e cila solli mjaft debate mes qeverisë dhe opozitës. Berisha tha se Porti i Durrësit është një mega aferë korruptive në shërbim të interesave strategjike të Serbisë.

“Zonja përmendi këtu 2013, ajo që mund tu them shqiptarëve është se pasi kanë marrë 9 vite me radhë mbi 500 mld lekë çdo vit borxh dhe kanë rritur borxhin nga 62.4* në 107*, këta vjedhës nuk janë në gjendje tu nxjerrin asgjë substanciale në 9 vite përveç pasurimit të tyre. Dua të qartësoj shqiptarët se ka ikur njeriu që ka për flamur, flamurin e Vuçiçit, që ka për atdheu, atdheun e Vuçiçit.

Afera e Durrësit është aferë Rama-Vuçiç. Pas aferës qëndrojnë vëllezërit Kariç, të sanksionuar nga SHBA, BE dhe Britania, dhe tani bëjnë biznes me Edi Ramën. Dubai i Edi Ramës në Durrës është mega-afera më e madhe sot në Europë. I një njeriu që për të mbushur xhepat dhe për interesat strategjike të Vuçiç, i shkatërron vendit, portin mijëravjeçar. Flamuri i tij është flamuri i Serbisë. Flamuri i vjedhjes. Atdheu i tij është Beogradi”, tha Berisha.

 

Fraksion.com